Ministri Mehaj pret në takim lamtumirës Gjeneralin amerikan John Maier

19:29 | 27 Maj 2022
A Z

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga Gjeneral Hazrolli dhe Gjeneral Dreshaj pritën në takimin lamtumirës Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, Gjeneral brigade John Maier.

Me këtë rast, Ministri Mehaj i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë si dhe shërbimin në drejtimin dhe udhëheqjen e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjatë misionit njëvjeçar në vendin tonë.

Nga ana e tij, Gjeneral Maier nderoi Ministrin Mehaj me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është ngritur në ceremoninë e sotme në Kampin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it në Film City në Prishtinë.

Flamuri shoqërohej me përshkrimin: “Ndriçuar në errësirë nga drita e drejtësisë, ky flamur dëshmon për sakrificën dhe guximin e atyre burrave dhe grave që luftojnë forcat armike që kërcënojnë lirinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës.”/arbresh.info/