Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova, pas 11 vjetësh është afër strategjisë së re të sigurisë së saj.
Mehaj shkruan se kjo strategji parasheh mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, ruajtjen e rendit kushtetues, sigurinë njerëzore si dhe integrimin në mekanizma ndërkombëtarë.
Postimi i plotë:
Pas 11 vjetësh Kosova afër Strategjisë së re të Sigurisë së saj.
Sot në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga 23 vendimet e saj, ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për pesë vitet e ardhshme (2022-2027).
Strategjia paraqet objektiva të ndërlidhura me interesa shtetërore, siç janë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike, siguria njerëzore dhe zhvillimi shoqëror, si dhe integrimi në struktura euroatlantike dhe mekanizmat tjera ndërkombëtare.
Pas miratimit të Strategjisë edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Sekretariati i Këshillit të Sigurisë do të ngarkohet me zhvillimin e planit të veprimit, sistemit të monitorimit, si dhe vlerësimit për zbatimin e saj.
Ne Ministria e Mbrojtjes, mezi presim miratimin e saj, mbi bazën e së cilës do të ridizajnojmë Strategjinë e Mbrojtjes si dokumentin tonë kryesor strategjik, si dhe më pas do të hartojmë edhe Strategjinë e parë Ushtarake të Republikës së Kosovës.
Vazhdojmë me suksese të reja./arbresh.info/
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epstein të jetë pub...
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...