Ministri i Mbrojtjes, Armend Mheaj, ka publikuar disa imazhe nga stërvitja e sotme e kadetëve të FSK-së.
Mehaj njofton se kadetët u janë nënshtruar testeve të përgatitjes fizike, teksa sot kanë praktikuar ecjen me pesha të rënda.
“Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen” shkroi Mehaj në facebook.
Kadetët, Mehaj i quan “ujqërit e rinj”, teksa thotë se janë udhëheqësit e së ardhmës.
Ky është postimi i plotë:
“Aromë Beteje” është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda e përcjellur nga 2km vrapim.
Kadetëve i’u tesuan pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndueshmëria, forca dhe kondicioni fizik.
Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen.
Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht./arbresh.info/


Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...