Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, me ftesë të organizatorëve ka marrë pjesë në hapjen e panairit më të madh të fushës së teknologjisë mjedisore për Evropë dhe Azi, IFAT 2019 – Stamboll, bashkë me sekretarin e parë të Ambasadës së Kosovës në Ankara, Viskont Jakupi, ministrin e Mjedisit të Maqedonisë Veriore, Sadullah Duraku, këshilltarin e tij të lartë politik, Valon Maliqi dhe veprimtarin, Recep Gyndyz.
Në këtë panair ministri Matoshi ka vizituar biznese të ndryshme që po promovojnë teknologjitë e tyre më të avancuara në fushën e mjedisit, duke përfshirë teknologjitë për menaxhimin e mbeturinave, ujësjellësin, trajtimin e ujërave të zeza etj.
Në kuadër të këtij panairi Matoshi është takuar me shumë prodhues të teknologjisë mjedisore dhe udhëheqës të kompanisë publike të ujësjellësit në Stamboll.
Panairi i teknologjisë mjedisore për Evropë dhe Azi, IFAT 2019 – Stamboll, grumbullon prodhuesit më të mëdhenj të teknologjisë mjedisore që ndërlidhen me trajtimin e ujërave të zeza, ujësjellësve, pastrimit të natyrës, impianteve të mbeturinave, trajtimin e plastikës dhe veprimtarive të tjera që ndërlidhen me mjedisin.

“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania