Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për parapërgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, Kosovë- Shqipëri, që do të mbahet në muajin nëntor në Komunën e Pejës.
Ministri Matoshi dhe ambasadori Minxhozi kanë diskutuan për përgatitjet përfundimtare për shpalljen e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur ndërkufitare Kosovë- Shqipëri dhe shndërrimin e tij në atraksion turistik.
Shpallja e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur është paraparë në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë gjatë vitit 2017, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, shëndetit dhe mirëqenien e qytetareve të të dy vendeve.
Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe Ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për mundësin e zhvillimit të Junikut dhe Tropojës si dhe mundësin e krijimit të fondeve për pastrimin e liqenit të Fierzës.
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...