Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar të enjten se Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet sipas planit që është përpiluar në bashkëpunim me aleatët.
Ai ka folur edhe për buxhetin që Qeveria e Kosovës ka ndarë për ushtrinë e Kosovës e që sipas tij, është rritur për 120 për qind.
“Ky buxhet ka ndikuar dukshëm në rritjen e kapaciteteve ushtarake, rekrutimit, blerjen e pajisjeve ushtarake etj”, ka thënë Maqedonci në një intervistë për RTK.
Ai tutje ka bërë të ditur se në vitin 2025, FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë, që kanë synim mbrojtjen e vendit.
Në intervistën e parë pas emërimit në pozitën e Ministrit të Mbrojtjes ditë më parë, Maqedonci ka thënë se do të mundohet që të kryejë detyrat me nder dhe se do të jetë në shërbim të shtetit e atdheut.
Ai ka folur edhe për etapat nëpër të cilat ai ka kaluar, duke filluar nga UÇK-ja.
“Bazamenti i të gjithave ka qenë është UÇK-ja. Të gjitha etapat që ka kam kaluar më kanë formësuar”, është shprehur ministri.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...