Ministri Mahir Yagcilar priti komandantin e ri të trupave turke në KFOR

20:36 | 17 Shtator 2015
M. A.

Komandanti i sapoemëruar i trupave ushtarake turke, që veprojnë në kuadër të KFOR-it, Saim Bagci, u prit sot në Ministrinë e Administratës Publike nga ministri Mahir Yagcilar, njoftoi MAP.

Në takim Yagcilar e ka njoftuar komandantin Bagci me fushëveprimin e MAP-it dhe veprimet që janë duke u ndërmarrë në përparimin e administratës publike.

Ministri ka falënderuar trupat ushtarake turke për kontributin e dhënë gjatë misionit të tyre në Kosove dhe bashkëpunimin për realizimin e projekteve të rëndësishme.

Komandanti Bagci theksoi se trupat turke, që veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, do të vazhdojnë t’i japin mbështetje Kosovës në kuadër të misionit të tyre ushtarak.

Ministri Yagcilar në takim shprehu ngushëllime për ushtrinë dhe shtetin turk për dëshmoret e ushtrisë turke nga sulmet e fundit terroriste, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale