Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdin Lluka pas vendimit të Parlamentit Europian për hapjen e negociatave me Këshillin Europian për heqjen e vizave për kosovarët, ka thënë se si ministër i ekonomisë do të vazhdojë përkushtimin për të përmbushur të gjitha obligimet që mund të dalin nga ky dhe proceset tjera integruese.
Postimi i ministrit Lluka:
Pas vendimit të Komisionit të Parlamentit Evropian për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), sot në mbledhjen e rregullt të Parlamentit Evropian, pas artikulimit dhe prezantimit të shkëlqyeshëm të znj.Tanja Fajon për përmbushjen e të gjitha kritereve nga institucionet e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave, votimi pro nga 420 euro-deputetë për hapjen e negociatave me Këshillin e Evropës është lajm pozitiv drejt përfundimit të këtij procesi dhe përfundimisht lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në zonën shengen.
Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që ushtroj si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, mbetem i përkushtuar për të adresuar dhe përmbushur të gjitha obligimet që mund të dalin nga ky dhe proceset tjera integruese, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe realizimit të vizionit për të ardhmen e Republikës.
Urime!
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...