Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është pritur të premten nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvator Cuoci.
Ndër temat e diskutuara ishte edhe gjendja e rrugëve të cilat janë dëmtuar si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve atmosferike të ditëve të fundit, ka njoftuar Lekaj.
Ky është njoftimi i Pal Lekajt:
Sot zhvillova një takim me karakter bashkëpunuës në bazën e KFOR-it në Prishtinë, Film City. Me këtë rast u prita nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvator Cuoci me bashkëpunëtorë.
Ndër temat e diskutuara ishte edhe gjendja e rrugëve të cilat janë dëmtuar si pasojë e motit të ftohtë dhe reshjeve atmosferike të ditëve të fundit. Komandanti Cuoci tregoi gatishmërinë e KFOR-it për t’ju dalë në ndihmë institucioneve dhe qytetarëve tonë në mënyrë që të sanohen këto dëme sa më shpejt që të jet e mundur.
Gjithashtu biseduam edhe për hapësirën e lartë dhe të ulët ajrore të aviacionit civil në Kosovë, ku kërkova nga komandanti i KFOR-it mbështetje për normalizimin e kësaj hapësirë, ashtu që qytetarët të mund të përfitojnë të drejtën e udhëtimit me çmime më të lira.
Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të jemi në kontakt të vazhdueshëm, në mënyrë që përmes kapaciteteve tona të ofrojmë më të mirën për qytetarët e Kosovës.

Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...