Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve, ka organizuar testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës Palë Lekaj tha së lëshimi i kontrollit teknik ndikon në rritjen e aksidenteve.
“Erdhëm këtu të shikojmë kontrollin e automjeteve dhe të japim mesazh që shoferet të jenë të kujdesshëm dhe të ju bëjmë apel qendrave të kontrolleve teknike të i kontrollojnë siç duhet automjetet dhe të ruhen jetërat e njerëzve sepse çdo lëshim kontrolli ndikon në aksidente. Në jemi të përkushtuar në këtë drejtim”, tha ministri Lekaj.
Ndërsa Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës tha së në këtë ditë bëjnë apel që të kenë kujdes në rrugë dhe në kontrollim teknikë.
” Është krijuar task-forca për parandalimin e aksidenteve dhe tashmë kemi filluar edhe më drona në pikat e rrezikshme ku mund të kenë më shumë aksidente dhe tashmë jemi edhe më shumë të angazhuar kur është fillimi i vitit shkollorë dhe jemi duke punuar që të kemi më pakë aksidentet”./Arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...