Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka takuar sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu.
Sipas njoftimit, ministri Latifi e ka njoftuar Ambasadorin me situatën në Kosovë sa i përket COVID-19 dhe hapat që kanë ndërmarrë MSh dhe institucionet për t’u ballafaquar me secilin skenar të mundshëm të ecurisë së COVID-19, duke përcjellë dhe analizuar më vëmendje indikatorët shëndetësor.
Njoftimi i plotë:
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi prit sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu, të shoqëruar nga zëvendës-ambasadori, z. Ugo Ferrero.
Në këtë takim Ministri Latifi e ka falënderuar Ambasadorin Italian për mbështetjen e dhënë nga qeveria dhe populli Italian për shëndetësinë në Kosovë.
Ai e ka njoftuar Ambasadorin me situatën në Kosovë sa i përket COVID-19 dhe hapat që kanë ndërmarrë MSh dhe institucionet për t’u ballafaquar me secilin skenar të mundshëm të ecurisë së COVID-19, duke përcjellë dhe analizuar më vëmendje indikatorët shëndetësor.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në kuadër të Projektit Italian për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Kosovës, me fokus në lëmin e kardiokirurgjisë.
Ministri Latifi dhe Ambasadori Italian kane theksuar nevojën që në kuadër të projektit profesionistët shëndetësor të Kosovës të rrisin aftësimet profesionale me mbështetjen e ekspertëve të italian të kësaj lëmie, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më gjithëpërfshirëse të kësaj fushe edhe në Kosovë.
Ministri dhe Ambasadori theksuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në shëndetësi dhe përkrahjen për sektorin shëndetësor të Kosovës./arbresh.info/
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...