Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bashkë me ambasadorin e Kosovës, Ylber Krasniqi ka qëndruar në Lisbonë të Portugalisë ku është takuar me ministren e Kohezionit Territorial, Ana Abrunhosa.
Në këtë takim është diskutuar rreth transformimit të komunave urbane të ato të gjelbërta, për zhvillimin ekonomik lokal, kohezionin social si dhe bashkëpunimin në iniciativat transnacioanle, ka bërë të ditur Krasniqi përmes një psotimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Ministren znj. Abrunhosa e ftova në konferencën ‘City to City Diplomacy’ të cilën do ta organizojmë me MPJD-në, dhe në të cilën synojmë të bashkojmë Komunat nga vende të ndryshe në një konferencë e cila organizohet për herën e parë në këtë format.”, shkroi ministri Krasniqi./Arbresh.info.
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...