Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi nuk e ka ndërmend të ndalë denoncimet për mashtrimet apo keqpërdorimet me grante. Pas denoncimit që iu beri dy mashtruesve që pretendonin se mund t’ua siguronin granteve aplikuesve, e të cilët u arrestuan nga Policia javë më parë, Krasniqi tash i ka dërguar letër kryeprokurorit, Aleksander Lumezi. Kryeprokurorit, ministri Krasniqi i kërkon që nëse ka prova të hetojë pretendimet e deputetëve Salih Salihu nga LVV, Lahi Ibrahimaj nga AAK dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën.
Këta të tre deputetë janë përfitues në mënyra të ndryshme të granteve dhe subvencioneve nga MBPZHR-ja. E ditë me parë ata në një medium të shtypur në Kosovë akuzuan zyrtarët e Agjencisë për Zhvillim e Bujqësisë, që implementon programet për subvencione dhe grante të MBPZHR-së, se marrin para për të kaluar projektet.
Salihu, Ibrahimi e Shala në deklarimet e tyre patën thënë se grandet në Ministrinë e Bujqësisë nuk po epen në bazë të meritave. Sipas tyre në këtë Ministri nuk ka ndonjë kontroll se në cilat adresa po shkojnë me të vërtetë subvencionet.
E kur e ka parë këtë, Krasniqi ka vendosur të kërkojë hetime për këto prtendime dhe këtë e ka bërë përmes një letre drejtuar kryeprokurorit. Në letër, që e ka siguruar Gazeta Express përmes burimeve në prokurori, shpjegohet procesi i vlerësimit të granteve. Krasniqi, që është në këtë ministri që 7 muaj, thotë se i ka marrë me shqetësim këto deklarata dhe kërkon hetim. Ai kërkon që nëse ka prova nga hetimet, keqpërdorurit, kushdo qofshin ata të përgjigjen para drejtësisë.
Deputetët që vijnë nga partitë opozitare e që merren me bujqësi, kanë qenë fitues të granteve dhe subvencioneve në MBPZHR. Këto te dhëna figurojnë sipas listave të përfituesve, që janë publike në faqen e AZHB’së.
Salih Salihu në vitin 2013 ka fituar grant për mekanizem bujqësor, në vlerë prej mbi 24 mijë eurove. Ndërkaq ka marrë subvencione për grurë disa herë. Një herë 7 mijë euro, pastaj mbi 4 mijë euro, një herë tjetër 2 mijë euro dhe po ashtu edhe 2 mijë e 500 euro në një vit tjetër. Këto subvencione i ka marrë për vitin 2012, 2013 dhe vitin 2014.
Lahi Brahimaj ndërkaq ka marrë grant prej 34 mijë eurove për blerjen e një traktori dhe subvencione mbi 3 mijë euro për grurë. Ndërkaq Haxhi Shala ka marrë rreth 1100 euro subvencione për grurë dhe perime.
Parashikimi i motit për sot
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus