Ministri për Kthime në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jetviq, thotë se themelimi i Gjykate Speciale është e rëndësisë së veçantë për shkak të drejtësisë dhe së vërtetës dhe se institucionet kosovare e kanë marrë mesazhin e qartë nga Perëndimi.
“E kanë marrë mesazhin se e kanë rastin që ta themelojnë në kuadër të institucioneve të tyre, kurse nëse e lëshojnë këtë mundësi, do ta formojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, ka thënë Jevtiq.
Sipas tij, për shkak të negociatave për themelimin e kësaj gjykata janë bërë edhe deklaratat e shefit të diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi për padinë për gjenocid ndaj Serbisë.
“Kjo deklaratë është dhënë në kontekstin e asaj që po ndodh aktualisht, kurse Gjykata Speciale është temë e rëndë. Mendoj se një deklaratë e tillë është bërë për përdorim të brendshëm, kurse vetë padia ose kërkesa për reparacion ligjërisht është e pamundur”, ka thënë Jevtiq
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për rastin Rashiq: Vetëm s...
CEO i Al Hilal nuk e përjashton transferimin e Vinicius Jr n...
Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...