Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Gjatë këtij takimi ministri Ismaili e ka njoftuar Ambasadorin amerikan për punën dhe reformat që janë duke u realizuar në sektorin e shëndetësisë.
Ministri Ismaili e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës gjatë historisë.
Ndërkaq, gjatë takimit ambasadori Kosnett tha: “Shëndeti dhe arsimi janë në thelbin e të ardhmes së Kosovës.”
Ambasadori e përgëzoi vizionin e ministrit dhe përpjekjet e tij për të ndërtuar një strukturë të qëndrueshme për ofrim më të mirë të shërbimeve./arbresh.info
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë