Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në ora 13:00 do të zhvillojë një konferencë për media.
Ende nuk dihet se cila do të jetë tema e diskutimit.
Megjithatë, kjo javë po del të jetë dinamike sa i përket situatës me pandeminë Covid-19. Mbrëmë është shënuar numri më i madhë i rasteve të paraqitura me Covid-19 në Kosovë.
195 raste positive u konfirmuan.
Nuk dihet ende nëse ministri do të flasë edhe për 6 vdekjet e dyshimta që ndodhën të dielën në Klinikën e Infketive.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media të Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, që mbahet sot (e martë) më 7 korrik 2020, duke filluar nga ora 13:00, në Ministri të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...
Aksident me fatalitet në Vlorë, dy të vdekur e një i lënduar...
320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosov...