Në këto momente ka filluar takimi në ndërtesën e Qeverisë në mes të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati. (Ndërtesa e Qeverisë Kati III, ora 09:30, konferenca e përbashkët në sallën P32)
Në vazhdën e takimeve, Ministri i Punëve të Jashtme do të ketë takime edhe me autoritetet tjera qeveritare të Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati në ora 10:30.
Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takon ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati në ora 11:00.
Gjatë mesditës Ministri Bushati do të takojë po ashtu liderët e partive opozitare.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...