Ministri i Mbrojtjes së Letonisë: Gjithçka është e qetë në kontingjentin e ushtarëve në Kosovë

22:29 | 31 Korrik 2022
E.H

Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks, përmes një postimi në Twitter ka thënë se është në komunikim me ushtarët e kontingjentit të Letonisë në Kosovë, duke potencuar se nuk ka asnjë devijim nga dita e zakonshme e punës së tyre.

“Jam në komunikim me ushtarët e kontingjentit të Letonisë në Kosovë. Nuk ka asnjë devijim nga dita e zakonshme e punës në punën e tyre, as në këto ditë dhe as në orët e fundit. Gjithçka është e qetë, kontingjenti po punon sipas planit. Faleminderit atyre për shërbimin e shkëlqyer dhe krijimin e një imazhi të shkëlqyer të Letonisë!”, ka shkruar Pabriks.

Komentet e Pabriks vijnë pas tensioneve në zhvillim në veri, ku serbët lokalë kanë shtënë me armë zjarri drejt policisë, si dhe kanë sulmuar dhe maltretuar qytetarët shqiptarë atje./arbresh.info/