Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha u prit nga Nurettin Canikli, ministër i Mbrojtjes së Turqisë.
Në takimin e përbashkët të ministrave u bisedua për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e sigurisë dhe u theksua gatishmëria e dy ministrive për vazhdimin dhe intensifikimin e këtyre marrëdhënieve edhe në të ardhmen, thuhet në njoftimin për media.
Me këtë rast, ministri Berisha ka falënderuar ministrin Canikli dhe nëpërmjet tij edhe popullin e Turqisë për mbështetjen e pakursyer për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në në ngritjen, zhvillimin, profesionalizimin si dhe modernizimin e saj.
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë shprehu vullnetin e Ministrisë që ai drejton, që marrëdhëniet ndërmjet dy forcave, dy ministrive dhe dy vendeve të avancohen dhe intensifikohen në të ardhmen, duke u zotuar se do ta mbështesin FSK-në në ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e saj si force moderne.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026