Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka marrë pjesë në ceremoninë e pranim dorëzimit të 37 kamionëve për Komunat e Republikës së Kosovës në kuadër të fuqizimit të Agjendës së Gjelbër.
Gjatë fjalës së tij Ministri Krasniqi ka theksuar rëndësinë e Agjendës së Gjelbër duke përmendur rolin e MAPL-së në bashkëpunimin me Komunat në programet të cilat kanë për synim një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu Ministri Krasniqi, ka theksuar se, MAPL do të mbetet e përkushtuar për të përkrahur Komunat në ngritjen e kapaciteteve për të krijuar kushtet e nevojshme për arritjen e synimeve për Mjedis të Pastër dhe Agjendë të Gjelbër.
Gjatë këtij aktiviteti, të pranishëm ishin edhe Ministri Aliu, Ministrja Rizvanolli, Ambasadori Gjerman në Kosovë Rhode, përfaqësuesi i zyrës së BE-së Brusa, Drejtori i GIZ-it Oberhuber dhe Kryetarët e Komunave përfituese nga ky grant./arbresh.info/








Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...