Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka dhënë intervistë për Agjencinë “Anadolu”, ku ka folur për organizatën “FETO” apo të njohur si Gylenistë.
Mevlut Cavusoglu në intervistë tha se po pret që të gjitha shkollat dhe institucionet në gjithë botën të organizatës “FETO”, që sipas tij janë terrorist, të mbyllen.
“Së paku janë mbyllur 30 shkolla dhe institucione që i përkasin FETO-s” u shprehë Minstri Mevlut, transmeton Indeksonline.
Cavusoglu foli edhe për Gylenistët në Kosovë dhe Shqipëri, ku tha se FETO janë shumë të fuqishëm në këto dy vende.
“Ne vetëm se e kemi thënë se FETO janë shumë të fuqishëm në Shqipëri dhe ka impaktë në politikë. Ne e shohim këtë. Kosova është e njejtë” tha Ministri i Jashtëm Cavusoglu./Indeksonline/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...