Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i është përgjigjur pyetjes së deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, se kur do të përfundojnë punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Aliu tha se punimet do të përfundojnë brenda 2 muajve, sapo të fillojë sezoni i ndërtimeve e që sipas tij, është muaji prill.
Ai tha se që nga 2018 kur është nënshkruar kontrata për këtë rrugë, janë kryer vetëm 30 për qind e punimeve.
“30 për qind të tjera janë kryer brenda tre muajsh dhe pjesa e mbetur kryhet në një periudhë shumë më të shpejtë, pra diku 1 deri në 2 muaj, sapo të fillojë sezoni e ndërtimeve e që është muaji prill”, tha ai./arbresh.info/
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...