Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i Përgjithshëm i FSK-së, Shkëlzen Sylaj dhe një delegacion i lartë i FSK-së po marrin pjesë në “Panairin e 13-të Ndërkombëtar të Mbrojtjes IDEF 2017” në Stamboll të Turqisë.
Gjatë vizitës, delegacioni i FSK-së, ka zhvilluar takime të rëndësishme dypalëshe me pjesëmarrës të panairit nga ministritë e mbrojtjes të shteteve të ndryshme.
Po ashtu takime të nivelit të lartë janë mbajtur edhe me zyrtarë dhe oficer të lartë të ushtrisë së Turqisë. Në këto takime temë e bisedimeve ka qenë rritja dhe thellimi i bashkëpunimit edhe në të ardhmen në fushat me interes të përbashkët.
Gjatë panairit ndërkombëtar, delegacioni i FSK-së, ka vizituar prodhimet e ekspozuara të shumë kompanive ndërkombëtare, që po marrin pjesë në këtë panair, me pajisjet dhe teknikën e tyre ushtarake, thuhet në komunikatën e MFSK-së./Arbresh.info/
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...