Pas vizitës që kishte bërë në Bujanoc vitin e kaluar, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kishte premtuar se do të angazhohej që Qeveria e Kosovës të ndihmonte në renovimin e shkollës në Samolicë të kësaj komune.
Pas shumë vonesave, më në fund këto mjete kanë arritur në llogarinë e komunës së Bujanocit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Tahiri.
“Më në fund iniciativa ime për të mbështetur Komunën e Bujanocit me mjete për renovimin e një shkolle, është bërë realitet. Përkundër vonesave të shumta para të cilave nuk hoqëm dorë asnjë moment, premtimi u përmbush. Urime për banorët e fshatit Samolicë” ka shkruar ai.
Lajmin e ka ndarë në këtë rrjet edhe komuna e Bujanocit.
“Kjo përkrahje ishte rezultat i vizitës së Ministrit, Abelard Tahiri, që kishte realizuar në Bujanoc, ku edhe kishte premtuar se do të përkrahë komunën e Bujanocit me projekte konkrete.Gjendja momentale e Shkollës fillore në Samolicë nuk përmbushë kushtet normale për zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Këto kushte do të përmirësohen shumë shpejt” kanë shkruar në profilin zyrtar.
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...