Ministri i Financave, Avdullah Hoti, e ka cilësuar vitin 2015 si vit mjaftë sfidues, por i cili sipas tij, është karakterizuar me një stabilitet financiar. Një ndër punët e mira që kanë bërë gjatë vitit që e lamë pas, Avdullah Hoti gjatë në një interviste për Telegrafin e konsideron pakon e re fiskale, rritjen e asistencës sociale dhe përkrahjet e tjera. Ai ka thënë se përveç rritjes së pagave në sektorin publik, gjatë vitit 2016 duhet te ketë rritje pagash edhe në sektorin privat.
“Vitin që po lëmë ka qenë një vit i sfidues, por i suksesshëm në aspektin e zhvillimit ekonomik si dhe në financat publike. Sfidat nuk janë të vogla, meqë jemi vend në tranzicion dhe me nevoja të shumta për investime publike, si në pjesën e infrastrukturës zhvillimore ashtu edhe në mbrojtjen dhe avancimin e pozitës sociale të qytetarëve. Në veçanti, në këtë vit u sfiduam me vendime të bartura për mbështetje financiare të shtresave të ndryshe sociale, ku për disa nga to mbulesat financiare nuk ishin të bollshme”, ka thwnw Hoti.
“Me amendamentin e Ligjit mbi Financat Publike kemi ndërtuar mekanizëm ligjor, i cili do të kujdeset për rritjen e pagave në sektorin publik. Në bashkëpunim me FMN-në kemi vlerësuar se pagat në sektorin privat duhet të rriten në proporcion me normën nominale të rritjes ekonomike, pra ngritja e pagave të jetë e lidhur ngushtë me një indikator të zhvillimit ekonomik. Dhe me këtë, do të korrektojmë disbalancet ekonomike ashtu që rritja e pagave të jetë në përputhje me ngritjen e produktivitetit të gjithëmbarshëm ekonomik.
“Megjithatë, gjatë vitit 2015 kemi arritur që të rrisim pagat nga 4% deri në 22%, që mesatarisht është rreth 7% për shkak të përvojës së punës. Ne kemi rritur për 25% asistenca sociale për 27 mijë familje që janë në këtë skemë; të rrisim për 34% buxheti për skemat pensionale të financuara nga shteti për mbi 40 mijë pensionistë kontribut dhënës; është ndarë buxhet i mjaftueshëm për kompensimin e përvojës së punës për 80 mijë të punësuar në sektorin publik për gjithë vitin, që është një kosto prej 40 milionë euro.”.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...