Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani u shpreh se vizitën e përfundoi pranë trupave të përkushtuar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misionin e KFOR-it, shkruan Arbresh.info.
“E përfundova vizitën time në Kosovë me një takim pranë trupave të përkushtuar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misionin e KFOR-it.”, tha ai.
Hasani njoftoi se ka pasur diskutim produktiv me Gjeneral Major Özkan Ulutaş ku ka vlerësuar bashkëpunimin e fortë mes KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
“Pata një diskutim produktiv me Gjeneral Major Özkan Ulutaş. Vlerësova bashkëpunimin e fortë mes KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për sigurimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin.”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...