Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Republikës së Malit të Zi, të kryesuar nga nënkryetari i Odës Ekonomike Ivan Saveljiç dhe në përbërje të të cilit ishin edhe Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Financave Branislav Todoroviç, udhëheqësit e Doganës dhe Administratës Tatimore të Malit të Zi.
Me këtë rast, Ministri Hamza potencoi nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit në mes të dyja vendeve në të gjitha sferat, dhe me theks të veçantë në atë ekonomike, duke shprehur gatishmërinë që ky nivel i bashkëpunimit të intensifikohet edhe më tutje, dhe ku Ministria e Financave do të jetë e gatshme që të kontribuoj në këtë drejtim.
Ndërsa, delegacioni nga Mali i Zi, duke e falënderuar Ministrin Hamza për mikëpritjen dhe bashkëpunimin, po ashtu shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, duke përfshirë edhe format e tilla të organizimit të bizneseve.
Delegacioni i Malit të Zi është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë – Mali i Zi, i cili është duke u zhvilluar në Prishtinë, ku po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i bizneseve malazeze.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...