Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi bashkë me zyrtarë të MASHT-it kanë marr pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, me ç’rast është shënuar Dita ndërkombëtare për pastrimin e ambientit.
“Ne duhet ta kemi çdo ditë vëmendjen te ambienti, sikur e gjithë bota e zhvilluar, sepse vetëm në këtë mënyrë do të japim kontributin tonë dhe do të ruajmë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë.
Secili prej nesh, jo vetëm në këtë ditë, do të mund të bëjë diçka të vogël për hapësirën që na rrethon dhe të gjithë së bashku do ta kemi Kosovën të pastër, që është edhe parakusht për të qenë pjesë e rëndësishme e Evropës!”, ka shkruar Ministri Bytyqi në facebook.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...