Pakënaqësia e nivelit të rritjes së pagave, çështja e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, mos funksionalizimi i Ligjit mbi sigurimet shëndetësore, janë disa nga çështjet për të cilat Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po kërkon të gjendet zgjidhje nga institucionet kompetente.
SBASHK-u mori vendim ditë më parë për fillimin e një greve në arsimin parauniversitar dhe atë universitar.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka theksuar se nëse me grevën njëorëshe nuk realizohen kërkesat e tyre për rritje të pagave atëherë do të fillonte një grevë e pashkallëzuar.
Ndër kërkesat e SBASHK-ut është gjithashtu njohja e sakrificës së mësimdhënëse të viteve të 90-ta.
Lidhur me gjithë këtë proces gjatë ditës së djeshme kryeministri i vendit bashkë me dy ministra kanë pasur një takim me përfaqësues të SBASHK-ut.
“Është diskutuar kjo temë me SBASHK-un, në takimin e përbashkët me kryeministrin, Ministrin e Financave dhe unë. Nga kryeministri janë njoftuar se jemi në proces të shqyrtimit buxhetor, ndërsa nga ana ime është kërkuar ndërprerja e grevës pasi po dëmtohet procesi mësimor”, ka thënë për Indeksonline Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Ndryshe ministri Bytyqi ka thënë se tani e tutje janë duke u parë vetëm çështjet buxhetore.
“Ne si MASHT e kemi finalizuar ligjin, tani është duke u parë vetëm ndikimi buxhetor që nuk varet nga ne. Ne jemi pro ligjit derisa e kemi finalizuar”, ka thënë Bytyqi.
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...
Prokuroria jep detaje për rastin ku një burrë në Deçan sulmo...
Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rë...
A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që d...
Osmani: Në Lybeniq u vranë foshnjet në barkun e nënës, të mo...