Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, Stephen Doughty i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog.
“Ne angazhohemi për së afërmi me partnerët tanë në Kosovë dhe në të vërtetë anë e mbanë rajonit dhe vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se trupat britanike të KFOR-it luajnë rol kyç në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë.
Doughty u pyet në Parlamentin britanik për progresit e marrëveshjes së sigurisë që Kosova ka nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar.
Doughty ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ka përgjegjësi dhe marrëdhënie historike me Kosovën.
“KFOR-i jep kontribut thelbësor për të siguruar mjedis të sigurt në Kosovë dhe sigurisht trupat e Mbretërisë së Bashkuar luajnë një rol kyç në të”, ka thënë ai para deputetëve britanikë.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...