Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po marrin pjesë në konferencën ministrore kundër trafikimit të armëve të zjarrit në Paris, si iniciativë Franko-Gjermane për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.
Ministri Mustafa në fjalën e tij shpalosi prioritetet e Republikës së Kosovës në kuptim të kontrollit dhe reduktimit të armëve të vogla dhe të lehta, si dhe luftimin e tregëtisë së paligjshme.
“Vendi ynë synon që deri në vitin 2024 të eliminojë fenomenin e armëve jolegale duke garantuar dhe duke kontribuar kështu për një mjedis më të sigurtë për qytetarët e vendit dhe rajonit”-tha Mustafa.
Kjo iniciativë është në kuadër të procesit të Berlinit dhe ka qëllim parësor mbështetjen e mëtutjeshme udhëzuesit për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në sigurimin e fondeve nga partnerët.
Në takimin e konferencës ministrore që po mbahet në Paris po marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme të Ballkanit Perëndimor./Arbresh.info


Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...