Ministri i FSK-së Rrustem Berisha tha se synim i Kosovës është anëtarësimi në iniciativat rajonale, me theks të veçantë anëtarësimi i plotë në A5, forum ky i cili i kontribuon paqes, stabilitetit dhe integrimeve euroatlantike në rajon.
Berisha duke folur në konferencën SHBA –Karta e Adriatikut, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi tha rruga e Kosovës për të ardhmen është e qartë dhe integrimi në NATO është qëllimi përfundimtar.“Republika e Kosovës mbetet thellësisht e angazhuar dhe e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe një fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e rajonit. Konsiderojmë që ky bashkëpunim është jetik për të arritur paqe, stabilitet të qëndrueshëm dhe zhvillim të mëtejmë të kapaciteteve tona”.
Berisha ka folur edhe lidhur me pakënaqësitë e përfaqësuesve nga Serbia në këtë forum rreth prezencës së uniformës ushtarake të Kosovës.
Berisha tha se nuk duan t’i kthehen gjuhës mesjetare të konflikteve, “por do të flasim me gjuhën e integrimeve, gjuhën evropiane dhe gjuhën e një realiteti të ri në rajon, si interes i përbashkët për paqe dhe stabilitet’’. Berisha në punimet e konferencës së ministrave të Mbrojtjes në kuadër të iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut, zhvilloi takim dypalësh edhe me sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, Millosh Bizjak.
Komunat veriore me shumicë serbe tërhiqen nga Asociacioni i ...
Prishtina ndez sonte dritat e fundvitit
Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si ha...
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...