Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë pjesë “Digital Assembly 2018”, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së, me ftesë të Komisioneres së BE-së për Ekonomi Digjitale, Mariya Gabriel.
“Digital Assembly” është një forum i madh vjetor që mbledh më shumë se 1,000 palë të interesuara dhe politikë-bërës të nivelit të lartë, për të debatuar politikën digjitale të BE-së dhe implikimet e zhvillimeve të fundit teknologjike dhe mbahet më 25 dhe 26 qershor në Sofje të Bullagrisë.
Ministri Besim Beqaj është pjesë e panelit “Lansimi i Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor” së bashku me Komisioneren Mariya Gabriel dhe Ministrat erajonit, për të shpalosur të arriturat dhe planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Agjendës Digjitale.
Ministri Besim Beqaj gjithashtu do të jetë pjesë e pritjes nga Presidenti dhe Kryeministri i Bullgarisë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...