Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, ka pritur sot myftiun e Republikës së Kosovës, Naim Tërnavën, me të cilin ka biseduar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Agani ka falënderuar myftiun Tërnava për ligjëratën e organizuar nga BIK-u në të gjitha xhamitë e vendit, për nder të Ditës Botërore të Tokës, që për tematikë kishte rëndësinë e ruajtjes së mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.
Ai po ashtu ka shprehur përkushtimin e tij që të avancohet edhe më tutje bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Myftiu Tërnava është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë në të gjitha fushat që ndërlidhen me interesat e BIK-ut dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Kryetari i BIK-ut e ka njoftuar ministrin për zhvillimet e fundit që ndërlidhen edhe me vazhdimin e punimeve në xhaminë e Kalabrisë, duke pohuar se kjo çështje kërkon zgjidhje të menjëhershme, në të kundërtën tha se rrezikojnë me humbjen e donatorit që ka shprehur gatishmërinë për ndërtimin e kësaj xhamie.
Agani ka thënë se do të shikohen të gjitha mundësitë ligjore për zgjidhjen e kontestit të xhamisë në Kalabri, duke theksuar se kjo çështje ka mbetur peng e problemeve politike në Komunën e Prishtinës, e cila nuk po arrin ta miratojë në Kuvendin Komunal planin zhvillimor, në të cilën përfshihet edhe ndërtimi i xhamisë në fjalë, thuhet në komunikatën e MMPH
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A