Ministri Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe ai i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq kanë diskutuar sot për marrjen e masave që të parandalojnë Kosovën të bëhet anëtare e Interpolit.
Daqiq dhe Stefanoviq u pajtuan për krijimin e një strategjie që të koordinohen për këtë ‘operacion’, shkruan ‘Novi Magazin’, përcjell lajmi.net.Sipas tyre, kjo është çështje e rëndësishme sa i përket mbrojtjes së interesave të Serbisë në raport me Kosovën.
Theksojmë se procesi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL ka nisur dy vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2010.Kosova është e gatshme për anëtarësim në Interpol në aspektin teknik dhe operativ, pengesë kryesore e Kosovës për anëtarësim është mosnjohja e shtetësisë nga një pjesë e shteteve anëtare të OKB-së.Ndërkohë, Serbia vazhdon përpjekjet kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...