Takmi do të mbahet në pallatin e Brigadave në kryeqytet, ku në orën 9:00 do të priten delegacionet e vendeve përkatëse.
Veç ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Serbia, Maqedonia e veriut , Mali i zi dhe Bosnje-Hercegovina, pjesë e takimit do të jenë edhe ministrat e shteteve anëtare të përfshira në Proces si Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Takimi do të kulmojë me një konferencë të përbashkët për shtyp mes Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani, i cili do të drejtojë edhe punimet e këtij takimi, Ministres së jashtme të Gjermanisë Annaklena Baerbock dhe Komisionerit të BE për Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Ajo që pritet me interes nga ky takim do të jenë diskutimet për çështjen e Kosovës dhe Serbisë përsa kohë të pranishëm do të jenë Minsitrat e Jashtëm të dy vendeve Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiç.
Sipas informacioneve, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do të ketë takime të ndara me të dy ministrat, të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa mbetet ende pikëpyetje nëse Baerbock do të arrijë të realizojë një takim të përbashkët mes tyre.
Shqipëria do të bëhet për herë të parë vendi pritës i Procesit të Berlinit i cili do të mbahet në Tiranë më 16 tetor./euronews.al
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku