Në Helsinki të Finlandës sot po zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim do të dominojë tema e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas arritjes në Helsinki, Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për perspektivën evropiane të rajonit.
Ai ka thënë se Kosova duhet të heqë tarifat prej 100 për qind në mallrat ndaj Serbisë dhe Bosnjës, kurse Serbia duhet të heqë dorë nga fushata kundër Kosovës.
“Të dyja palët duhet të bëjnë disa hapa në drejtim të njëra- tjetrës dhe pastaj mund të gjejmë një zgjidhje. Kjo nuk është e pamundur”, është shprehur Hahn.
Kosovën në këtë forum po e përfaqëson, ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Burime nga presidenca finlandeze, të cilët organizuan këtë takim, theksuan se ata nuk pajtohen me vërejtjet e palës serbe për pjesëmarrjen e barabartë të zyrtarëve të Prishtinës në takim, pasi ky është një takim joformal ku do të diskutohen tema me rëndësi të madhe për të gjithë rajonin.
Në nëntor të vitit të kaluar, autoritetet e Kosovës kanë vënë taksë 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës.
Këtë veprim, presidenti serb, Aleksadar Vuçiq e ka përmendur vazhdimisht kur ka arsyetuar pezullimin e bisedimeve në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu midis këtyre dy shteteve, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian pati filluar më 2011.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit