Ndërrimi i parë i minatorëve të kompanisë “Trepçës” kanë hyrë në grevë, nën arsyetimin se akoma nuk i kanë marrë pagat e muajit korrik.
Minatorët kanë thënë se do ta vazhdojnë grevën deri në ekzekutimin e pagave. Ndërsa nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrje nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje.
Kjo nuk është hera e parë që punëtorët e “Trepçës” po protestojnë për paga. Edhe një javë më para ata nuk pranuan të punojnë duke kërkuar pagat e muajit të kaluar.
Ndërsa U.D. kryeshefi ekzekutiv i ‘Trepça’-s, Enis Abdurrahmani, tha se një javë më parë, se bojkoti i punës nga punëtorët në ‘Trepçë”, kësaj ndërmarrje po i shkakton humbje ditore rreth 40 mijë euro.

KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej