Qeveria e Kosovës që nga viti 2014 ka kompensuar me mjete materiale 2514 ish të burgosur politik të cilët kanë qenë të burgosur më shume se 60 ditë që nga viti 1913 e këtej, shkruan arbresh.info
Janë bërë pesë vjet që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për kompensim material të ish të burgosurve politik dhe kjo i ka kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 46 milionë euro.
Edhe pse në vitin 2014, kur edhe është marr ky vendim, Qeveria e Kosovës kishte ndarë rreth 55 milionë euro, por deri më tani janë kompensuar vetëm 46.401.192,73 milionë.
Sipas statistikave që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ia ka dërguar portalit arbresh.info, deri në muajin nëntor kjo ministri i ka dhënë pensionet e të burgosurve varësisht prej numrit të aplikuesve.
Në vitin 2014, MPMS ka shpërndarë rreth 5 milionë euro pension për 223 përfitues. Në vitin 2015 ka ndarë rreth 12 milionë euro për 447 përfitues. Në vitin 2016 ka ndarë rreth 10 milionë euro për 566 përfitues, në vitin 2017 ka ndarë mbi 10 milionë për 628 përfitues dhe në vitin 2018 ka ndarë mbi 7 milionë për 650 përfitues.
Ndërsa, Qeveria e Kosovës në buxhetin për vitin 2019 ka ndarë 5.5 milionë euro për të kompensuar edhe pjesën e mbetur të të dënuarve dhe të përndjekurve politikisht në Kosovë.
Nga ky kompensim përfitojnë 4.700 veta, ndërsa deri më tani kanë aplikuar vetëm 2.514 ish të burgosur politik.
Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin për kompensim në vitin 2014 dhe ka formuar komisionin për verifikimin e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikisht.
Ligji njeh tri kategori, kategorinë e ish të dënuarve politike të cilëve iu njihet statusi i të përndjekurve politik dhe e drejta në kompensim, të burgosurit deri në 60 ditë përkatësisht 2 muaj dhe kategoria e ish të përndjekurve politik. Dy kategoritë e fundit nuk përfitojnë në kompensim, pos kategorisë së parë./Mira Avdimetaj/arbresh.info/
(dok 1, dok 2, dok 3)



Konjufca për vdekjen e Nexhat Dacit: Humbje e madhe për botë...
Abdixhiku reagon pas vdekjes së Dacit: Veprimtaria e tij la ...
Haradinaj: Ndarja nga jeta e akademikut Daci është humbje e ...
Begaj: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkomb...
Zelensky: Ukrainasit duan paqe, por jo me çdo kusht
“Mirënjohës për punën, mundin e sakrificën për gjithë Kombin...