Mali i Zi kërkon që në të ardhmen të ketë ambasada dhe konsullata të përbashkëta me Shqipërinë dhe Kosovën. Këtë e ka deklaruar një diplomat i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Milaniq.
Ai, i cili është i ngarkuari me punë i Malit të Zi në Kosovë, ka deklaruar se Mali i Zi ka për qëllim që të hapë ambasada të përbashkëta me Shqipërinë dhe Kosovën në disa vende të rajonit.
“Nuk do të jetë e largët koha, kur ne, Shqipëria dhe Kosova të kemi ambasada dhe konsullata të përbashkëta në disa vende të rajonit”, ka deklaruar ai, transmeton Shekulli
“Ne kërkojmë marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe vendet fqinje. Nuk ka rrugë tjetër drejt pajtimit”, tha ai. Deri tani, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë nënshtruar një marrëveshje për ambasada të përbashkëta. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova kanë përfaqësi të përbashkëta në Itali.
Megjithatë, ministri i Jashtëm malazez, ka sqaruar se nisma në fjalë ka të bëjë vetëm me ndarjen e godinave të përbashkëta të përfaqësive diplomatike dhe jo me bashkimin e misioneve të tyre.
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...