AC Milan ka hedhur poshtë çdo mundësi për shitjen e yllit portugez, Rafael Leao, duke i bërë të qartë Paris Saint-Germain se sulmuesi nuk është në dispozicion këtë verë.
Sipas Gazzetta dello Sport dhe MilanNews24, drejtuesit e kuqezinjve janë të vendosur të mbajnë 26-vjeçarin si pjesë qendrore të projektit të tyre afatgjatë.
Leao konsiderohet një element kyç në ndërtimin e Milanit të ri, dhe nuk ka asnjë interes për ta larguar atë, pavarësisht zërave që vijnë nga Franca.
Gazeta L’Équipe raportoi se PSG po përgatitej të hapte negociata për Leaon, por përgjigjja nga Milano ka qenë e qartë: “Jo faleminderit”.
Trajneri i ri, Massimiliano Allegri, dhe drejtori sportiv Igli Tare, besojnë fuqishëm në potencialin e Leaos. Sipas raportimeve, Allegri është i bindur se mund ta ndihmojë Leaon të kalojë në një nivel edhe më të lartë, duke u bërë lider i ri i ekipit.
Ndërkohë, Tare po punon në prapaskenë për të siguruar një rinovim të ri afatgjatë të kontratës së portugezit, për të qetësuar spekulimet dhe për të garantuar qëndrueshmëri në skuadër.
Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, por kuqezinjtë kërkojnë ta zgjatin edhe më tej, duke përforcuar lidhjen me lojtarin që ka qenë vendimtar në sukseset e fundit të klubit. /Telegrafi/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...