Deputeti i NISMA Socialdemokrate Milaim Zeka ka folur për përplasjet që ai ka pasur sot në Kuvendin e Kosovës me deputetin e Vetëvendosjes Glauk Konjufca.
Ai në RTV Dukagjini ka deklaruar se Konjufca i ka reaguar atij, sepse i pari i ka thënë se Thaçi të ka në xhep.
Zeka ka bërë edhe akuza të rënda në drejtim të Vetëvendosjes, dukë thënë se ka video incizime që në zyrat e këtij subjekti janë bërë “dyshe” e “treshe”.
“Mua nuk me fyen një njeri, ku njerëzit kanë treguar se ka dëshmi me video incizime me aty “dyshet” apo “treshet” e famshme në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje që kanë bërë abuzime seksuale”.
Deputeti i NISMA Socialdemokrate ka shkuar edhe më tej duke thënë se edhe Konjufca është i përfshirë në këto sekuenca.
“Po…nuk është akuzë aspak e rëndë”.
Zeka tha se nëse Konjufca e dëshmon akuzën e tij se unë kam mashtruar mbi 700 persona, ai është i gatshëm të dëshmoj aferën seksuale të Konjufcës.
“Nëse Konjufca le ta dëshmon se cilin person unë e kam mashtruar, se ai tha që unë kam mashtruar mbi 907 persona, edhe unë dëshmoj aferën e tij”, deklaroi Zeka.
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...