Deputeti i Nismas për Kosovën, Milaim Zeka gjatë debatit për dhënien e 53 milionë euro kompanisë Bechte&Lenkes, ka paraqitur para deputetëve kontratën e autostradës, Prishtinë- Hani i Elezit, të cilën Qeverina e mban sekrete.
“Që ku e kam kontratën. Kjo është kontrata sekrete e lidhur nga Qeveria që nuk e ka publikuar. Sot jam bindur që nuk ka qarë pa shkuar në burg, ja Lutfi Zharku, ja Pal Lekaj”, tha Zeka.
Sipas tij, këtu nuk lidhje fare kryeministri Ramush Haradinaj.
“Dola në foltore për t’i bërë thirrje prokurorit të shtetit. Krejt çka ka fol Lutfi Zharku sot është për të çuar në Burg, Pal Lekajn. Kurse, krejt çfarë ka fol kryeministri është për të çuar në burg, Lufti Zharkun. Krejt çfarë kemi folur ne nga ana e kryeministrit dhe LDK-së për prokurorinë e shtetit, i cili po u hap aktakuza fukarave të shtetit e nuk merret me këto gjëra”, shtoi ai./arbresh.info
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare