Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim homologun e tij estonez Sven Mikser.
Hoxhaj tha se në takim është biseduar për gjendjen në rajon si dhe bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoxhaj i ka shprehur Mikser mirënjohjen e tij për Estoninë e cila ka mbështetur shtetësinë e Kosovës.
Kurse, Ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, tha se Estonia do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën me theks të veçantë në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
“Mendoj se marrëveshja e MSA-së është një marrëveshje e madhe por besojmë se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë liberalizimin e vizave”, tha Mikser.
Ai tha se nuk e ka ditur që në Kosovë do të ketë zgjedhje kur e ka planifikuar vizitën e tij, por shprehu besimin që procesi zgjedhor do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe korrekte.
Ai tha se qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin një qeveri dhe parlament ndaj të cilave mund të kenë besim.
“Pas zgjedhjeve do të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë dhe me parlamentin”, tha ministri i jashtëm i Estonisë.
Qeveria në detyrë del me vendim për çmimin e naftës, përcakt...
BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të q...
Plagosja në Prizren, i dyshuari arrestohet, i plagosuri jash...
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...