Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e saj të palëkundur për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajon.
Gjatë ceremonisë, Presidentja shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.
“Me këtë rast, Presidentja Osmani e cilësoi deputeten Kearns si një mike të madhe të Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për përkrahjen e saj të vazhdueshme, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftimin nga Presidenca./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...