Sot në mëngjes Komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR), gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, pranoi për një takim në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it ministrin kosovar të Infrastrukturës, Lufti Zharku.
Siç njoton komunikata, gjatë takimit, gjenerali Miglietta dhe ministri Zharku ndanë vlerësimet e tyre përkatëse për situatën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës në Kosovë.
“Ata nxorën në pah rëndësinë e infrastrukturës në Kosovë, si një element i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. Ata gjithashtu theksuan që një strukturë e plotë operacionale është qenësore për zbatimin e mandatit të KFOR-it”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, ministri Zharku i shprehu gjeneralit Miglietta mirënjohjen e tij për rolin e paanshëm të KFOR-it në shërbim të stabilitetit në Kosovë.
Njëkohësisht ishte një mundësi për të diskutuar për projektet dhe aktivitetet e përbashkëta që janë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.
Gjenerali Miglietta mban takime të rregullta me përfaqësues të institucioneve në Kosovë, si pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse të KFO R-it ndaj situatës së përgjithshme në rajon.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026