Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi(IKD), Ehat Miftaraj është shprehur i habitur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila sipas tij është dashur menjëherë t’a marr nën hetim rastin e sulmit tragjik të autobusit në Gllogjan të Deçanit.
Miftarajt tha se nuk donë ta besojë që PSRK-ja nuk ka marrë ende në kompetencë hetimin e këtij rasti, ku mbetën të vdekur tre persona, dy fëmijë dhe si dhe shoferi i autobusit, shkruan arbresh.info
“Nuk po dua te besoj se rasti ne Gllogjan nuk është marr ende nen kompetence nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës. Nëse prokuroret e PSRK nuk dalin sonte në vend të ngjarjes, nuk e marrin lëndën në kompetencë, dhe nuk shkojnë në vend të ngjarjes jo një prokuror po së paku tre e më shumë nga PSRK, përfshirë vet Kryeprokurori i kësaj prokurorie, atëherë nuk di pse kemi PSRK, dhe pse këta prokurorë paguhen 3000 Euro e më shumë në muaj”, thotë Miftaraj.
Ndryshe, rreth orës 20:30 në fshatin Gllogjan të Deçanit është sulmuar me armë zjarri autobusi që po vinte nga Gjakova për Deçan. Deri tash është raportuar për tre të vdekur dhe një të plagosur.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës. /arbresh.info/
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...