Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka kritikuar Qeverinë për mosreagim në rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas tij, pavarësisht nëse raportimet për të janë të vërteta ose trillim, Berishaj nuk do të duhej të ishte ambasador i Kosovës as edhe për një ditë më shumë.
“Ambasadori Berishaj kryelajm në televizionin publik në Slloveni, sigurisht jo për ndonjë vepër fisnike ose që promovon ndonjë interes për Republikën e Kosovës. Edhe sikur i njëjti të jetë i pastër si loti në aspektin penal dhe krejt çka ka dal në publik të jetë trillim, një Qeveri që promovon luftë kundër korrupsionit, qeverisje me integritet, me duar të pastra, i njëjti nuk do të duhej as edhe një ditë më shumë të ishte ambasador. Një shtet normal nuk duron raste të tilla në pozita të ambasadorit”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Sipas tij dorëheqja do duhej të ishte hapi i parë, por nëse s’ka dorëheqje, atëherë ai do të duhej të shkarkohej.
“Dorëheqja do duhej të ishte hapi i parë, nëse s’ka dorëheqje, atëherë shkarkim! Por për këtë duhet lidership që ka parime dhe që e duan shtetin më shumë se Martinin”, ka shkruar Miftaraj./arbresh.info/
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...