Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 33 qese drogë të llojit marihuanë në peshë 40.2 gramë dhe 32 qese me kokainë, përcjellë arbresh.info.
Po ashtu, janë konfiskuar edhe një telefon celular, dy çanta krahu dhe para kesh. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48-orë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Suharekë, në ora 21.00, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës. /arbresh.info/
FOTO: ILUSTRIM
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!