Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Dy krerët kanë biseduar për liberalizimin e vizave, Ballkanin perëndimor, çështjet energjetike, lufta në Ukraninë e shumë çështje të tjera, shkruan arbresh.info.
“Dëshiroj që ta inkurajoj Kosovën të marrë pjesë në forumet regjionale, të cilat do ti forcojnë dhe ti implementoj të gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional, dhe që do ta sjellë regjionin tuaj më afër së bashku”, deklaroi Charles Michel.
Me këtë rast ai premtoi fonde të mëdha, për regjionin.
Ndryshe, i pari i këshillit të Evropian Michel, sot do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do ta vizitojë edhe Malin e Zi.
Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Micheli ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026